Milani shumë afër shitjes

  • A.P /
  • 15 April 2022 - 18:00
Milani shumë afër shitjes

Fondi “Investcorp” nga Bahreini raportohet se janë në bisedime për blerjen e klubit të Milanit.

Një burim i afërt nga bisedimet ka thënë për “Reuters” se marrëveshja për blerjen e klubit italian është afër përfundimit

Shtatë herë kampioni i Evropës nga pronarët aktualë “Elliott Management Corporation” pritet të shitet për 1.08 miliardë dollarë, duke përfshirë edhe borxhet.

Përfaqësuesit e “Investcorp” dhe “Elliott” nuk pranuan të flasin për “Reuters”, teksa një zyrtar i klubit të Milanit tha: “AC Milan mbetet i foksuar në përmirësimin e performancës në fushë dhe zhvillimin e klubit”.

18 herë kampioni italian pritet të bëhet klubi i parë nga Italia me pronarë nga Lindja e Mesme. 

(Kosova Sot Online)