Martinez merr vendim për të ardhmen, raportohet se i ka informuar edhe krerët e klubit

  • S.A /
  • 16 April 2022 - 12:16
Martinez merr vendim për të ardhmen, raportohet se i ka informuar edhe krerët e klubit

Martinez merr vendim për të ardhmen, raportohet se i ka informuar edhe krerët e klubit. Lautaro Martinez raportohet se ka vendosur për të qëndruar te Interi. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi argjentinas thuhet se për këtë vendim i ka informuar edhe krerët e klubit.

Për të ardhmen e Martinezit është spekuluar shumë. Emri i tij vazhdon të jetë i lidhur me klubet si Tottenham Hotspur e Arsenal. 24-vjeçari ka kontratë të vlefshme me “Nerazzurrët” deri më 30 qershor 2026. Martinez te Interi u transferua në vitin 2018 nga skuadra argjentinase, Racing Club, për 25 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )