Të mbrosh pa duar, kjo është sfida më e vështirë ndonjëherë

  • S.A /
  • 18 April 2022 - 11:06
Të mbrosh pa duar, kjo është sfida më e vështirë ndonjëherë

Portieri është lojtari më i veçantë në lojën e futbollit. Ai është i vetmi që i lejohet ta prek topin me dorë dhe të luajë edhe me duar, për dallim nga lojtarët tjerë. Por, një sfidë e veçantë është parë në stërvitjen e klubit gjerman, Freiburg. Futbollistët e Bundesligës, Sallai, Grifo e Demirovic e kishin një sfidë të vështirë para vetes.

Rregulli i sprovës ishte që të uleshin përpara një porte të vogël dhe të mundoheshin t’i ndalnin gjuajtjet me kokë të kundërshtarëve pa përdorimin e duarve.

Ata u zbavitën me këtë sfidë dhe një gjë të tillë e përjetuan edhe ata që e panë këtë sfidë.

(Kosova Sot Online )