
Nëna e Ronaldos bën reagim prekës pas vdekjes së nipit të saj të sapolindur

Cristiano Ronaldo sonte njoftoi për vdekjen e njërit prej binjakëve të porsalindur.
Sulmuesi portugez e bëri të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.
Ai me pikëllim njoftoi për vdekjen e djalit të tij, teksa bëri të ditur për ardhjen në jetë të vajzës.
Djali i çiftit vdiq gjatë lindjes së Georgina Rodriguezit.
Dolores Aveiro, nëna e Ronaldos, sigurisht se e ka të vështirë ta pranojë lajmin për vdekjen e nipit të saj.
Ajo e ka lënë një “emoji” të mërzitur në njoftimin e publikuar nga 37-vjeçari në “Instagram”.
(Kosova Sot Online)