Republika e Kosovës po rrezikohet nga grupet e ndryshme të organizuara!

Republika e Kosovës po rrezikohet nga grupet e ndryshme të organizuara!
Republika e Kosovës po rrezikohet nga grupet e ndryshme të organizuara!

Muhamet Kelmendi

  • 02 April 2022 - 10:20

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në kuadër te veprimeve kundër shtetit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran ka disa mekanizma mirë të organizuar  dhe profesional që veprojnë kundër shtetit. Mekanizmat e tillë janë kryesisht të organizuara nga subjektet e jashtme, përkatësisht nga shtetet që nuk e kanë pranuar shtetin e Kosovës ose që e duan shtetin tonë krejtësisht ndryshe. Këtej radhitet në vendin e parë "Lista Serbe", e cila është e organizuar nga Serbia dhe udhëhiqet nga Vuçiq.

Kjo listë nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe vepron me mjete jo ligjore kundër Republikës. Ajo punon për ripushtim ose për ndarjen e copëtimin e Kosovës. Këtu duhet përmendur si veprim konkret  bllokimin e rrugëve në Bërnjak dhe në Jarinë, vitin e kaluar, veprimet kontrabandiste nëpërmjet Serbisë, të lidhura me subjektet ekonomike kriminale në Kosovë etj. Në asnjë komunë ku sundon kjo "Listë Serbe" nuk respektohet shteti i Kosovës. Nëpër komuna ka flamuj të Serbisë. Asgjë nuk ka të Republikës. Kemi edhe polic, gjyqtar dhe veprimtar që janë të punësuar në Kosovë dhe që veprojnë nën diktatin e shtetit serb. Këta janë armiqtë më të mëdhenj të Republikës.

Flitet se Rusia nëpërmjet Serbisë ka gjetur edhe elemente shqiptare që punojnë dhe angazhohen për interesa tjera. Vend të veçantë këtu zënë firmat ekonomike dhe tregtare shqiptare qe blejnë  në javë dhe në muaj deri në 50 milionë euro të vlerave të mallit. Lidhjet e tyre me shtetin serb janë të thella. Serbia i merr nga Kosova deri në 500 a 600 milionë euro në vit.

Si të tillë janë element tepër të dyshimtë. Shteti i Kosovës kërkohet ti hetoj dhe ti vë nën përkujdes të përhershëm.

Kemi edhe politikanë të dyshimtë. Nuk është e imja këtu të përmendi emra. Mirëpo, dua të them se ka të tillë që nga qeveria aktuale janë organizuar edhe në pushtet. Ata i gjen nëpër ministri, në mekanizmat gjoja analitike të dialogut me shtetin serb dhe  në grupet e sigurisë së shtetit. Mos të harrojmë informatën e Policisë së Kosovës gjatë kohës së  bllokimit në veri të rrugës se "bllokuesit  kishin informata nga organet e policisë mbi punën e tyre". Kjo mjafton. Kjo tregon se edhe në polici, në gjykata, siç ishte pjesëmarrja e gjykatës serbe në takimin e Sigurisë së shtetit Serb, ku udhëhiqte Vuçiq, ka subjekte fizike dhe juridike anti Republikës. Këto veprime duhet  ta shpallen të ndaluara me ligj. Kjo mjafton për të konstatuar rreziqet. Jo me pak po rrezikohet  Kosova edhe nga grupet fetare ekstremiste.

E kane mbushur Kosovën me objekte fetare dhe vendi  nuk po mund të merr fryme lirisht. Kisha serbe udhëheqë në punën antishtetërore. Në çdo veprim të saj gjen ofendime ndaj Republikës, shtetit dhe kombit. Veprohet edhe me veprime antiligjore. Besimet tjera janë forcuar dhe po çoroditin medien e masave. Faktet e tilla tregojmë rrezikun. Ndërsa, qeveria po heshtë. Organet e ndjekjes nuk po veprojnë. Deri kur kështu kjo nuk 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".