Klasi i Ronaldinhos nuk shuhet kurrë, legjenda braziliane dhuron spektakël me topin

  • S.A /
  • 20 April 2022 - 12:21
Klasi i Ronaldinhos nuk shuhet kurrë, legjenda braziliane dhuron spektakël me topin

Për Ronaldinhon, mosha dhe vitet janë vetëm numra. Njëri prej futbollistëve më akrobatik dhe më spektakolar në histori të futbollit, e shfaqi klasin e tij edhe në videon e fundit, e cila është përhapur me të madhe në rrjetet sociale. 

Ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit, Barcelonës dhe i Milanit shihet duke bashkëvepruar në një pjesë të stadiumit derisa e kishte veshur fanellën me numër 10, të cilën e mbante zakonisht gjatë karrierës. Në këtë video, të cilën mund ta shihni duke klikuar KETU, shihet Ronaldinho duke bërë lëvizje magjike me topin. Këtë e bënte edhe gjatë karrierës së lavdishme, kur fitonte gjithçka, mbi të gjitha sa ishte pjesë e Barcelonës. 

(Kosova Sot Online )