Eriksen mund ta bëjë rikthimin e bujshëm

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 17:25
Eriksen mund ta bëjë rikthimin e bujshëm

Tottenham po kërkon të forcohet në mesfushën qendrore në afatin kalimtar të verës dhe po monitoron Christian Eriksen të Brentford dhe Youri Tielemans të Leicester City.

Eriksen nënshkroi një marrëveshje me Brentford në janar deri në fund të sezonit dhe ai mund t’i bashkohet Tottenhamit këtë verë

Eriksen po kalon formë të mirë dhe kjo ka rënë në sy nga bordi i londinezëve, të cilët kanë filluar ta shqyrtojnë mundësinë e rikthimit.

Mesfushori danez kaloi shtatë vjet në veri të Londrës nga viti 2013 deri në vitin 2020 dhe ishte një pjesë thelbësore e skuadrës së Pochettinos, e cila arriti në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019.

Ai më pas u transferua tek Interi, megjithatë në vitin e kaluar në Kampionatin Evropian, Eriksen pësoi sulm në zemër, duke e lënë jashtë fushave për shumë kohë.

Ai vendosi një pajisje në zemër, me të cilën i pamundësohej të luante në Serie A për shkak të rregullave të tyre.

Ai më pas u lirua nga klubi dhe nënshkroi marrëveshje gjashtë mujore me Brentfordin në janar.

(Kosova Sot Online)