Trepça’89 rikthehet në Superligë

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 17:37
Trepça’89 rikthehet në Superligë

Tani edhe zyrtarisht, Trepça’89 e ka siguruar rikthimin në Superligën e Kosovës në futboll.

Mitrovicasit triumfuan sot 2:0 në derbin lokal ndaj Trepçës për ta siguruar edhe matematikisht inkuadrimin në elitë.

Me këtë fitore, Trepça’89 ka 50 pikë gjithsej pas 23 ndeshjeve dhe gjendet në vendin e parë në grupin A të Ligës së Parë.

Trepça’89 rikthehet në Superligën e Kosovës vetëm pas një viti në Ligën e Parë.

(Kosova Sot Online)