PSG ia tregon derën Ramosit

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 19:20
PSG ia tregon derën Ramosit

Paris Saint-Germain thuhet se i ka thënë Sergio Ramosit se ai nuk është pjesë e planeve të klubit për sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja aktuale e Ramos me skuadrën franceze zgjat deri në vitin 2023, por PSG -ja është e përgatitur ta largojë spanjollin në këtë verë

Sipas Le Parisien, hierarkia e klubit e ka vënë në dijeni 36-vjeçarin për këtë lajm, dhe kjo për shkak të dëmtimeve të shumta që e kanë lënë jashtë fushës për pjesën më të madhe të kësaj fushate.

Megjithatë, përkundër kësaj, Ramos synon të qëndrojë në Parc des Princes këtë verë dhe të luftojë për vendin e tij.

Klubi ka mbetur shumë i zhgënjyer nga rekordi i dëmtimeve të Ramos këtë sezon, i cili e pa atë të mos luajë asnjë paraqitje në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)