Man City fiton dhe merr primatin në Premierligë

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 23:03
Man City fiton dhe merr primatin në Premierligë

Manchester City ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Brighton me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 30-të në Premierligë

Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse e dyta dhuroi tre të tillë

Fillimisht Mahrez shënoi për 1:0 në minutën e 53-të të ndeshjes.

Në të 65-tën, Phil Foden realizoi për 2:0 pas asistimit nga Mahrez.

Krejt në fund, Bernardo Silva e vulosi fatin e këtij takimi duke shënuar në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, Manchester City tani e merr primatin në renditjen tabelare me 77 pikë, një më shumë se Liverpooli, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund.

Në anën tjetër, Brighton gjendet i 10-ti me 40 pikë, pa ndonjë objektiv për të arritur. 


(Kosova Sot Online)