Liverpool apo Arsenal? Kjo është preferenca e Lautaros

  • A.P /
  • 21 April 2022 - 15:56
Liverpool apo Arsenal? Kjo është preferenca e Lautaros

Lautaro Martinez mund të largohet nga Interi gjatë verës që vjen.

Sulmuesi argjentinas po kërkohet nga klubet e Premierligës, të cilat e shohin si lojtarin ideal për t’i prirë sulmit të tyre.

Portali italian “tuttomercatoweb” shkruan se përfaqësuesi argjentinas mund të përfundojë në kampionatin anglez pas përfundimit të këtij sezon

Interesim për sulmuesin e rrezikshëm kanë shfaqur klubet angleze, Liverpool dhe Arsenal.

E sipas mediumit italian, Lautaro e preferon më shumë transferimin në “Anfield Road” sesa në “Emirates Stadium”.

Mbetet të shihet nëse do të ketë diçka më konkrete rreth këtij transferimi të mundshëm në javët apo muajt në vazhdim.

Martinez nga ana e tij është i fokusuar për momentin vetëm tek Interi, me të cilin synon ta fitojë titullin e kampionit dhe Kupën e Italisë.

Nëse Romelu Lukaku rikthehet në Inter gjatë verës, do t’i hapeshin rrugët e largimit Lautaros. 

(Kosova Sot Online)