Reali interesohet për Gnabryn

  • A.P /
  • 21 April 2022 - 16:21
Reali interesohet për Gnabryn

Real Madridi po planifikon të përforcohet në repartin ofanziv gjatë verës që po vjen.

“Los Blancos” fillimisht do të “pastrohen”, pasi pritet largimi i Gareth Balet e Eden Hazardit.

E më pas, “Mbretërit e Spanjës” do të intervenojnë me prurje të reja në “Santiago Bernabeu”.

Mediumi spanjoll “Sport” raporton se klubi spanjoll ia ka vënë syrin sulmuesit të Bayern Munichut, Serge Gnabry

Raportimet e fundit thonë se gjiganti bavarez nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me lojtarin dhe bisedimet janë ndalur tashmë.

Për këtë arsye, klubi nga “Allianz Arena” është i gatshëm ta shesë sulmuesin e rrezikshëm gjerman.

26 vjeçari me këtë rast mund të përfundojë në Madrid nëse palët arrijnë marrëveshje.

Ky pa dyshim do të ishte një përforcim i madh për madrilenët. 

(Kosova Sot Online)