Momenti kur Juanflatroo eliminoi i vetëm krejt ekipin rus, komentimi nga bashkëlojtari i tij ishte epik

  • A.P /
  • 21 April 2022 - 17:01
Momenti kur Juanflatroo eliminoi i vetëm krejt ekipin rus, komentimi nga bashkëlojtari i tij ishte epik

Bad News Eagles, ekipi nga Kosova, ka fituar ndaj ekipit nga Rusia, Entropiq në ndeshjen e parë kualifikuese për turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Flatron Halimi, i njohur me nickname Juanflatroo inspiroi skuadrën e tij për ta mposhtur ekipin e 14-të të botë.

Kur rezultati ishte 10:9 për ekipin rus, Juanflatroo arriti i vetëm ta eliminonte krejt ekipin rus.

Kjo video bëhet edhe më e zjarrtë me komentimin e bashkëlojtarit të tij, Ernest ‘xhocii’ Xhoci.

Në fund, Bad News Eagles triumfoi 18:16 dhe tani do të ndeshet me ekipin e shtatë në botë, NIP.

(Kosova Sot Online)