Georgina dhe vajza e porsalindur vijnë në shtëpi, Ronaldo bën postim prekës

  • A.P /
  • 21 April 2022 - 22:17
Georgina dhe vajza e porsalindur vijnë në shtëpi, Ronaldo bën postim prekës

Gruaja e Ronaldos, Georgina Gio dhe vajza e porsalindur kanë shkuar në shtëpi.

Ronaldo dhe Georgina u bënë prindër të një vajze, disa ditë më herët

Ata të dy prisnin binjakë, por djali i porsalindur nuk mundi të jetonte.

Pas rikthimit në shtëpi, Ronaldo ka bërë një postim emocionues.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi. Gio dhe vogëlushja jonë më në fund janë së bashku me ne. Ne duam të falënderojmë të gjithë për të gjitha fjalët dhe gjestet e mira. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe të gjithë e ndjemë dashurinë dhe respektin që ju keni për familjen tonë. Tani është koha të jemi mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë”, shkroi Ronaldo në Facebook.

(Kosova Sot Online)