Rudiger më afër transferimit te Real Madridi

  • S.A /
  • 23 April 2022 - 12:16
Rudiger më afër transferimit te Real Madridi

Real Madridi raportohet se tani është klubi favorit për transferimin e Antonio Rudigerit. Sipas gazetarit dhe ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, klubi spanjoll është më afër arritjes së marrëveshjes. “Los Blancos” thuhet se bisedimet i kanë nisur qysh në dhjetor të vitit të kaluar. 

Paris Saint-Germaini vazhdon të jetë klubi tjetër i interesuar për shërbimet e reprezentuesit gjerman.

Ndërkaq, Manchester United dhe Bayern Munichi tani besohet se janë jashtë garës, derisa situata me Chelesan nuk ka ndryshuar ende. Kujtojmë se kontrata e Antonio Rudigerit me “Blutë” e Londrës skadon më 30 qershor. Kjo nënkupton se ai mund të largohet nga “Stamford Bridge” si lojtar i lirë. 

(Kosova Sot Online )