Frikë te Barcelona, Erik ten Hag mund ta sjellë Frenike de Jong te Manchester United

  • E.K /
  • 23 April 2022 - 14:09
Frikë te Barcelona, Erik ten Hag mund ta sjellë Frenike de Jong te Manchester United

Barcelona thuhet se ka frikë se Manchester United mund ta bëj një ofertë joshëse për Frenkie de Jong.

“Djajtë e Kuq” njoftuan ditë më parë se Erik ten Hag do ta marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni i ardhshëm.

Ten Hag e njeh mirë mesfushorin e Barcelonës, pasi kishte me punuar me të më herët te Ajaxi.

Dhe, sipas “Sport”, Manchester United e ka bërë prioritet transferimin e Frenkie de Jong në afatin kalimtar të verës.

Gazeta spanjolle gjithashtu ka shkruar se Barcelona është e frikësuar se klubi anglez do të nisë një ofertë të majme për mesfushorin holandez, teksa thuhet se Erik ten Hag i beson plotësisht lojtarit.

24-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Barçën deri më 30 qershor 2026. 

(Kosova Sot Online)