Zouma rrezikon 5 vjet burg, pasi akuzohet për abuzim me kafshët

  • E.K /
  • 23 April 2022 - 13:51
Zouma rrezikon 5 vjet burg, pasi akuzohet për abuzim me kafshët

Kurt Zouma rrezikon që të dënohet me 5 vjet burg, pasi ai akuzohet për abuzim me kafshët.

Më herët ishte publikuar një video ku shihej francezi duke e shqelmuar macen e tij.

Pas publikimit të atyre pamjeve, ndaj Zoumas filloi ndjekja penale.

“The Athletic” ka raportuar se mbrojtësi i West Ham Unitedit do të gjykohet më 24 maj.

Sipas ligjit anglez, Kurt Zouma thuhet se mund të përballet me dënim të rëndë, me 5 vjet burg. 

(Kosova Sot Online)