Trajneri Arteta me fjalë të mëdha për Xhakën, e falënderon edhe publikun

  • S.A /
  • 25 April 2022 - 12:55
Trajneri Arteta me fjalë të mëdha për Xhakën, e falënderon edhe publikun

Trajneri Arteta me fjalë të mëdha për Xhakën, e falënderon edhe publikun. Granit Xhaka e meritoi me plot meritë duartrokitjen e ngrohtë nga publiku pasi shënoi në fitoren 3:1 ndaj Manchester Unitedit në fundjavë.

Kështu thotë trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili e shijoi çdo moment të paraqitjes së ekipit të tij, i cili me këtë fitore iu afrua kualifikimit në Champions League për sezonin tjetër, shkruan .

Por, momenti më special i lojës për trajnerin spanjoll ishte rregullimi i marrëdhënieve në mes të tifozëve “Gunners” me mesfushorin kosovar, të cilat ishin prishur në tetor të vitit 2019 kur ai ishte fjalosur me tifozët që po e vërshëllenin.

“Unë po e ëndërroja këtë sepse ai e meriton këtë. Nëse një tifoz do t’i kalonte 5 apo 10 minuta me Granitin, do ta kuptonte se çfarë personi është, se sa profesionist është dhe se sa shumë kujdeset për klubin”, deklaroi Arteta para gazetarëve.

“Ai po ndien se mjedisi po e mbron atë, ndihet i dashur në klub dhe përgjigja mendoj se ishte e madhe. I falënderoj tifozët për vlerësimin që e shfaqën ndaj tij, sepse e di se sa shumë do të thotë kjo për të”, vazhdoi Arteta.

Xhaka e shënoi golin e parë për Arsenalin që nga viti 2020.

29 vjeçari së fundmi ka thënë se nuk do të largohet nga klubi pa fituar diçka të rëndësishme.

Qe një kohë, me dy duart atë është duke e pritur Jose Mourinho në Romë.

(Kosova sot Online )