Gjiganti evropian ia mësyn Antonio Contes

  • S.A /
  • 25 April 2022 - 13:23
Gjiganti evropian ia mësyn Antonio Contes

Paris Saint-Germaini është në kërkim të trajnerit të ri. 

Këtë e ka bërë të ditur sot mediumi francez “Le Parisien”.Gjithnjë sipas këtij mediumi, parisienët tashmë kanë vendosur ta shkarkojnë Mauricio Pochettinon.

E në vend të tij, shkruan tutje “Le Parisien”, PSG-ja do të mundohet ta angazhojë trajnerin Antonio Conte.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Interit është kontaktuar nga drejtuesit e klubit francez dhe është treguar i gatshëm për ta marrë në dorë këtë ekip, duke u larguar kështu nga Tottenhami pa e kaluar mirë një sezon të plotë.

Conte po bën punë të mirë në Londër me Spurs, njëjtë siç ka bërë edhe me klubin tjetër londinez, Chelsea.

Gjithashtu, në opsion të parisienëve është edhe trajneri Zinedine Zidane. 

(Kosova Sot Online )