
Man City – Real Madrid, votuesit e UEFA-s zgjedhin fituesin për sonte

Manchester City dhe Real Madridi sonte do të zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.
Në anketën për ndeshjen e sontme, 52% e votuesve deri më tani mendojnë se “Los Blancos” do të shënojnë fitore, kurse 42% e tyre mendojnë se sonte triumfojnë “Qytetarët”.
6% prej votuesve kanë parashikuar se kjo ndeshje do të mbyllet baras.
(Kosova Sot Online)