Guardiola: Do të ishte më mirë të fitonim 8:0, por kjo do të ndodhte veç në Jupiter ose në Mars

  • S.A /
  • 27 April 2022 - 08:21
Guardiola: Do të ishte më mirë të fitonim 8:0, por kjo do të ndodhte veç në Jupiter ose në Mars

Pep Guardiola ndihet i kënaqur me fitoren e Manchester Cityt ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Championsit.

“Citizens” fituan me rezultat 4:3 pas një ndeshjeje spektakolare, e cila u zhvillua në “Etihad Stadium”

Por, për të shkuar anglezët më të qetë në “Santiago Bernabeu”, trajneri spanjoll thotë se kampioni anglez do të duhej të fitonte me rezultat shumë më të thellë.

Ai ju trembet “Los Blancos” para ndeshjes së kthimit, që do të luhet në Spanjë javën tjetër.

“Kur një trajner e sheh skuadrën e tij duke luajtur kështu, rezultati është gjëja më pak e rëndësishme, edhe pse kjo është një gysmëfinale e Ligës së Kampionëve. Do të ishte më mirë 8:0 për ne, në Mars e Jupiter do të ishte e mundshme, por ndaj Real Madridit jo”, u shpreh trajneri i Cityt pas lojës.

“Ishte një lojë fantastike nga të dyja palët. Bëmë shumë gjëra të mira. Fatkeqësisht, pranuam gola dhe mund të kishim shënuar më shumë. Kemi luajtur një lojë fantastike kundër një ekipi të jashtëzakonshëm”, vazhdoi ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut.

Kampioni anglez do të shkojë në Spajnë për ta mbrojtur kapitalin e krijuar nga loja e parë, edhe pse do të ketë punë mjaft të vështirë ndaj Karim Benzemas me shokë. 

(Kosova Sot Online )