Benzema si Ronaldo

  • S.A /
  • 27 April 2022 - 09:02
Benzema si Ronaldo

Karim Benzema po vazhdon të shënojë gola për Real Madridin, në sezonin e tij më të mirë në karrierë.

Sulmuesi francez realizoi dy herë edhe mbrëmë në humbjen nga Manchester City me rezultat 3:4.

Me këtë rast, ish-futbollisti i Lyonit e regjistroi një tjetër rekord.

Ai u bë lojtari i parë që i shënon së paku 40 gola në një sezon të vetëm për Real Madridin që kur Cristiano Ronaldo u largua nga klubi në vitin 2018.

Herën e fundit, ylli portugez i kishte shënuar 44 gola në szonin 2017/18.

Benzema po shkon me hapa të sigurt drejt Topit të Artë, të cilin pritet ta fitojë për herë të parë në karrierë.

Ai po tregohet i pandalshëm, ndërsa shpërtheu sidomos në fazën eliminuese të Championsit duke i realizuar 9 gola. I drejtuar nga “Karim the dream”, Reali do ta fitojë edhe titullin e kampionit në La Liga, por do të tentojë të triumfojë edhe në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online )