“No Muriqi, no party”, Mallorca shkon e mangët pa “Piratin” e saj në Barcelonë

  • S.A /
  • 27 April 2022 - 09:05
“No Muriqi, no party”, Mallorca shkon e mangët pa “Piratin” e saj në Barcelonë

Mallorca do ta zhvillojë një ndeshje mjaft të rëndësishme këtë fundjavë.

Ekipi ishullor do ta vizitojë Barcelonën, në sfidën e radhës që e ka peshën e mbijetesës.

Por, fatkeqësisht, Mallorca në këtë duel nuk do të mundë të llogarisë në “Piratin” e saj, Vedat Muriqi.

Sulmuesi kosovar ishte titullar në katër ndeshjet e fundit (ndaj Getafes, Atletico Madridit, Elches e Alavasit), por në “Camp Nou’ trajneri Javier Aguirre s’do ta ketë në dispozicion atë.

Kjo për faktin se futbollisti në pronësi të Lazios i ka marrë kartonë të verdhë që prej arritjes së tij në La Liga në muajin janar në formë huazimi.

Mungesa e Muriqit pa dyshim se do të jetë një hendikep i madh për Mallorcan në ndeshjen e së dielës pasi ai është golashënuesi më i mirë i ekipit së bashku me Salva Sevilla.

Muriqi i ka realizuar katër gola deri tash me ekipin spanjoll, ndërsa e ka edhe një asistim.

Ai synon ta ndihmojë Mallorcan që ta sigurojë mbetej në La Liga.

Klubi spanjoll ka vendosur të mos e blejë kartonin e Muriqit, por që gjërat mund të ndryshojnë deri në fund të sezonit. 

(Kosova Sot Online )