I huazuari nga Arsenali te Marseille, Saliba merr vendim përfundimtar për të ardhmen

  • A.P /
  • 27 April 2022 - 17:51
I huazuari nga Arsenali te Marseille, Saliba merr vendim përfundimtar për të ardhmen

William Saliba raportohet se ka vendosur për të qëndruar te Arsenali.

Qendërmbrojtësi nënshkroi me londinezët në verën e vitit 2019, por ende nuk ka bërë asnjë paraqitje zyrtare për skuadrën

Saliba këtë sezon është i huazuar te Marseille, teksa në dy sezonet e kaluara ishte i huazuar te Saint-Etienne dhe Nice.

Megjithatë, 24-vjeçari ka vendosur për të qëndruar te Arsenali dhe të luftojë për një vend në formacionin bazë. Sipas “TEAMtalk”, ky është vendimi përfundimtar i lojtarit.

Në anën tjetër, edhe Arsenali thuhet se beson se francezi është i aftë për t’u bërë titullar. “Topçinjtë” besohet gjithashtu se nuk e duan largimin e tij.

William Saliba me Arsenalin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. 

(Kosova Sot Online)