Tre futbollistët që i kishte transferuar te Man United, Mourinho tani i dëshiron te Roma

  • A.P /
  • 27 April 2022 - 18:16
Tre futbollistët që i kishte transferuar te Man United, Mourinho tani i dëshiron te Roma

Jose Mourinho raportohet se është duke kërkuar transferimin e tre futbollistëve të Manchester Unitedit.

Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri portugez e dëshiron ribashkimin me Nemanja Maticin, Diogo Dalotin dhe Eric Baillyn

Mesfushori serb ka konfirmuar se do të largohet si lojtar i lirë nga “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar të verës.

Kurse, Dalot ka kontratë të vlefshme me “Djajtë e Kuq” deri më 30 qershor 2023, teksa kontrata e Baillyt skadon më 30 qershor 2024.

Pavarësisht se kanë ende kontrata të vlefshme me Manchester Unitedin, e ardhmja e tyre është e pasigurt te skuadra angleze dhe nuk përjashtohet largimi i tyre.

Matic, Dalot dhe Bailly ishin tre prej futbollistëve që ishin transferuar te Manchester United gjatë kohës sa trajner ishte pikërisht Mourinho.

(Kosova Sot Online)