Zbulohet oferta që Manchesteri po e përgatit për Phillipsin
Manchester United raportohet se po e përgatit një ofertë për Kavin Phillipsin.
“Djajtë e Kuq” thuhet se synojnë transferimin e dy mesfushorëve, pasi Nemanja Matic e Paul Pogba do të largohet gjatë verës,
20 herë kampionët e Anglisë thuhet se janë ende të interesuar për mesfushorin e West Ham United, Declan Rice, por sipas “The Athletic”, Phillips është gjithashtu një objektiv.
Man United thuhet se është duke e përgatitur një ofertë prej 50 milionë funteve për mesfushorin e Leeds United.
Newcastle United e Liverpooli thuhet se gjithashtu kanë shprehur interesim për 26-vjeçarin.
Kalvin Phillips ka kontratë të vlefshme me Leeds United deri më 30 qershor 2024.
(Kosova Sot Online)