Tuchel konfirmon të ardhmen e tij

  • A.P /
  • 27 April 2022 - 21:47
Tuchel konfirmon të ardhmen e tij

Thomas Tuchel ka konfirmuar se do të jetë në krye të skuadrës së Chelseas edhe për sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht se çfarë do të ndodhë me klubin londinez shkaku i sanksioneve dhe se ende nuk është shitur, trajneri gjerman do të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

“Nga para-sezoni për sezonin e ardhshëm do të japim maksimumin dhe unë do të jem plotësisht i përfshirë me gjithë zemrën time dhe njohuritë e mia”, tha Tuchel

48-vjeçari me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.


(Kosova Sot Online)

Tuchel është trajner te “Blutë” që nga janari i vitit të kaluar.