Mbyllet baras pjesa e parë në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Villarrealit

  • A.P /
  • 27 April 2022 - 21:59
Mbyllet baras pjesa e parë në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Villarrealit

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Villarrealit.

Këto dy skuadra në “Anfield Road” janë duke zhvilluar ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

45 minutat e parë në Liverpool janë mbyllur baras dhe pa gola.

“Të Kuqtë” e dominuan plotësisht pjesën e parë me raste dhe posedim të topit, por nuk ia dolën të gjenin golin.

Në anën tjetër, skuadra spanjolle nuk e regjistroi asnjë rast goditje në kuadratin e portës së Alisson. 


(Kosova Sot Online)