Interi bën hap prapa në garën për titull, pëson humbje nga Bologna

  • A.P /
  • 27 April 2022 - 22:31
Interi bën hap prapa në garën për titull, pëson humbje nga Bologna

Interi bën hap prapa në garën për titull, pëson humbje nga Bologna

Interi ka bërë një hap prapa në garën për titullin e kampionit në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi ka pësuar humbje në udhëtim te Bologna.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Renato Dall’Ara” ka përfunduar me rezultatin 2:1.

Marko Arnautovic (28’) dhe Nicola Sansone (82’) shënuan golat e fitores për vendasit.

Kurse, golin e vetëm për “Nerazzurrët” e shënoi Ivan Perisic në minutën e tretë.

Interi pas këtij barazimi ka 72 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me dy pikë më pak se lideri, Milani.

Kurse, Bologna me 42 pikë është në pozitën e 13-të.

Deri në pëfundim të sezonit 2021/22 në Serie Akanë mbetur për t’u zhvilluar edhe katër ndeshje.

(Kosova Sot Online)