Georgina Rodríguez shpreson të jetë në gjendje ta harrojë sa më shpejt humbjen e foshnjës së saj

  • S.A /
  • 28 April 2022 - 15:05
Georgina Rodríguez shpreson të jetë në gjendje ta harrojë sa më shpejt humbjen e foshnjës së saj

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë duke kaluar nëpër momente mjaft të vështira në jetët e tyre. Ditë më parë, fatkeqësisht ata e humbën njërin nga binjakët që po i prisnin. Përmes rrjeteve sociale, çifti e dha lajmin e keq për vdekjen e djalit të tyre të porsalindur, ndërsa më pas pasuan mesazhet e panumërta të ngushëllimit dhe të mbështetjes, në momente të vështira të çifti. Pavarësisht dhimbjes së madhe, Georgina e Ronaldo duan ta marrin veten dhe të shikojnë përpara, natyrisht pa e harruar kurrë engjëllin e tyre në qiell, shkruan “El Nacional”. Një burim i afërt me çiftin njofton se modelja dëshiron t’i shmang të gjitha gjërat lajmet që kanë të bëjnë me vdekjen e foshnjës, pasi këtë po e përjetojnë rëndë familjarët e saj, posaçërisht fëmijët.

Përveç kësaj, burimi rrëfeu se Georgina dhe Cristiano janë plotësisht të shkatërruar nga kjo humbje e madhe, ndërsa janë të shqetësuar gjithashtu se si kjo mund të ndikojë tek fëmijët e tyre, Cristiano Jr., Mateo, Eva dhe Alana Martina. Një gjest shumë fisnik nga një çift që nuk ka qenë ende në gjendje ta tejkalojë humbjen e vogëlushit. Të gjithë shpresojnë që një ditë, Ronaldos dhe Georginas t’ju kthehet buzëqeshja në fytyrë.Georgina Rodríguez shpreson të jetë në gjendje ta harrojë sa më shpejt humbjen e foshnjës së saj. 

(Kosova Sot Online )