Pas akuzave ndaj Agim Ademit, FFK largon nga puna Eroll Salihun

  • A.P /
  • 28 April 2022 - 17:24
Pas akuzave ndaj Agim Ademit, FFK largon nga puna Eroll Salihun

Federata e Futbollit e Kosovës sot ka marrë vendim që ta largojë përfundimisht nga puna Eroll Salihun.

Salihu mbante pozitën e drejtor sportiv dhe Këshilltarit të lartë ligjor në FFK.

“KE pas shqyrtimit të shkeljeve disiplinore nga ana e Eroll Salihut, drejtor sportiv dhe Këshilltar i lartë ligjor mori vendim që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe i njëjti do të njoftohet në formë të shkuar”, thuhej në njoftimin e FFK-së.

Kjo vjen pasi Salihu doli publikisht kundër presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

Fillimisht, Salihu u largua nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, pastaj për t’iu suspenduar pozita e tij. 

(Kosova Sot Online)