Chelsea po bëhet me “Zot të ri shtëpie”, gati të mbyllet marrëveshja 4 miliardëshe

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 20:46
Chelsea po bëhet me “Zot të ri shtëpie”, gati të mbyllet marrëveshja 4 miliardëshe

Një konsorcium i udhëhequr nga bashkëpronari i Los Angeles Dodgers, Todd Boehly, raportohet se është favorit për blerjen e klubit të Chelseat.

“Raine”, banka tregtare me bazë në SHBA që menaxhon shitjen e klubit, i ka dhënë dritën e gjelbër për të mbyllur një marrëveshje që mendohet të jetë me vlerë 3.5 miliardë funte (4.1 miliardë euro), ka raportuar “Daily Mail”.

Tani mbetet vetëm që konsorciumi amerikano-zviceran të konfirmohet zyrtarisht si ofertues favorit për blerjen e klubit londinez, por kjo thuhet se është një formalitet

Raportimet tjera nga Britania e Madhe thonë se ata tani do të hyjnë në një fazë të avancuar të bisedimeve.

Ndërkaq, “Sky Sports” ka raportuar se nga Chelsea është kërkuar që klubi të bëhet me pronar të ri më së largu deri në fundin e muajit maj. 


(Kosova Sot Online)