Rashford bëhet objektivi kryesor i rivalit të Manchester Unitedit

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 21:41
Rashford bëhet objektivi kryesor i rivalit të Manchester Unitedit

Arsenali raportohet se dëshiron të nënshkruajë me Marcus Rashfordin këtë verë.

Sulmuesi anglez nuk po gjen hapësira të mjaftueshme te Manchester United dhe kohëve të fundit është spekuluar shumë rreth të ardhmes së tij

Sipas “Football Insider”, Arsenali ka shprehur interesim për Rashfordin, të cilin thuhet se e kanë shndërruar në objektiv kryesor për afatin kalimtar të verës.

“Topçinjtë” duan të përforcohen me një sulmues, pasi Eddie Nketiah dhe Alexandre Lacazette mund të largohen si lojtarë të lirë. Kontratat e tyre skadojnë më 30 qershor.

24-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Manchester Unitedin deri më 30 qershor 2023, teksa në kontratë ekziston edhe opsioni për zgjatje deri më 30 qershor 2024.

Marcus Rashford ka shënuar 93 gola dhe ka regjistruar 57 asistime në 302 paraqitje në total për “Djajtë e Kuq”, që nga debutimi i tij në vitin 2015. 


(Kosova Sot Online)