Reali i hapur për shitjen e Ferland Mendyt

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 22:33
Reali i hapur për shitjen e Ferland Mendyt

Real Madridi raportohet se është i gatshëm për të lejuar largimin e Ferland Mendyt gjatë afatit kalimtar të verës.

Francezi ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2025, por sipas gazetarit Ramon Alvarez de Mon, klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë oferta për të.

26-vjeçari në “Santiago Bernabeu” u transferua në vitin 2019 nga Lyoni për 48 milionë euro.

Mbrojtësi i krahut të majtë në tregun e transferimeve vlerësohet me 50 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

Mendy këtë sezon po tregohet lojtar i rëndësishëm për “Los Blancos”. Ai ka bërë 30 paraqitje në të gjitha garat, teksa ka shënuar një gol dhe ka shtuar pesë asistime. 


(Kosova Sot Online)