Real Madridi planifikon transferimin e yllit të Chelseas

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 22:59
Real Madridi planifikon transferimin e yllit të Chelseas

Real Madridi raportohet se po planifikon transferimin e Reece James.

Por, sipas “Goal”, klubi spanjoll transferimin e mbrojtësit të Chelseas po e mendon ta realizojë në vitin e ardhshëm,

James vlerësohet si një prej mbrojtësve më të mirë, teksa regjistroi paraqitje të mira edhe ndaj Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” thuhet se do të largojnë fillimisht disa lojtarë nga skuadra, pasi e dinë se reprezentuesi anglez nuk mund të blihet me një çmim të lirë.

22-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2025.

Reece James momentalisht vlerësohet me 55 milionë euro në tregun e transferimeve, sipas “Transfermarkt”.


(Kosova Sot Online)