Laura Fazliu siguron medalje evropiane, kalon në finale të Kampionatit Evropian

  • E.K /
  • 30 April 2022 - 14:09
Laura Fazliu siguron medalje evropiane, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Laura Fazliu ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Ajo në gjysmëfinale fitoi me Ippon ndaj spanjolles, Cristina Cabana.

Xhudistja e Kosovës garon në kategorinë deri në 63 kilogramë.

21-vjeçarja tani synon medaljen e artë, pasi me kalimin në finale veç e ka siguruar medaljen e argjendtë. Laura në finale do të takohet me xhudisten nga Britania e Madhe, Gemma Howell.

Xhudistja jonë në raundin e parë e mposhti xhudisten nga Izraeli, Kerem Primo, kurse në raundin e dytë fitoi ndaj britanikes, Lucy Renshall.

Laura Fazliu në çerekfinale triumfoi ndaj çekes, Renata Zachova. 

(Kosova Sot Online)