Guardiola pritet të rinovojë me Man Cityn

  • A.P /
  • 01 May 2022 - 11:11
Guardiola pritet të rinovojë me Man Cityn

Manchester City beson se Pep Guardiola do të nënshkruajë një kontratë të re këtë verë, edhe nëse ai e fiton Ligën e Kampionëve.

Guardiola ka edhe një sezon të mbetur në kontratën e tij aktuale, por tashmë janë zhvilluar bisedime me agjentin dhe vëllait e tij, Pere për zgjatjen e qëndrimit të tij në Etihad deri në vitin 2025.

Dhe mesazhi ishte se katalanasi do të ketë punë të papërfunduar në Mançester edhe nëse City bëhet kampion i Evropës muajin e ardhshëm

Ka pasur raportime se Guardiola do të largohet nëse ai ngre Champions League për herë të parë si trajner pa pasur Lionel Messin në ekipin e tij. Por Guardiola beson se skuadra që ai ka ndërtuar ende nuk e ka arritur kulmin.

(Kosova Sot Online)