Ankesa e Gramoz Vokrrit hidhet poshtë edhe nga Gjykata e Apelit

  • A.P /
  • 01 May 2022 - 13:38
Ankesa e Gramoz Vokrrit hidhet poshtë edhe nga Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar ankesën e Gramoz Vokrrit ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës.

Pasi ishte refuzuar fillimisht nga Gjykata Themelore, tani kjo ankesë është refuzuar edhe nga Apeli.

I biri i legjendës së futbollit kosovar ishte ankuar ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës, duke pretenduar se ai i kishte nënshkrimet e nevojshme dhe duhej t’i lejohej kandidimi për kryetar të FFK-së.


(Kosova Sot Online)