Drenica, favorite e madhe e kompanive të basteve si mysafire e Dritës

  • A.P /
  • 01 May 2022 - 14:19
Drenica, favorite e madhe e kompanive të basteve si mysafire e Dritës

Drita do ta presë në Gjilan Drenicën me filim nga ora 15:00, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Përkundër që Drenica është mysafire në këtë takim dhe gjendet kah fundi i tabelës ku po lufton për mbijetesë, ajo është favorite nga kompania e madhe e basteve “Bet365”.

Fitorja e Drenicës si mysafir ndaj Dritës që mban pozitën e tretë në tabelë është kuotuar 1.9, kurse fitorja e gjilanasve me 2.75

Përveç kësaj, tifozët e Dritës, “Intelektualët” kanë njoftuar se nuk do të jenë në stadium për ta përkrahur ekipin e tyre të zemrës në ndeshjen ndaj Drenicës në Gjilan.

Përmes një njoftimi në Instagramin e tyre, ata e lanë edhe një mesazh misterioz

“Intelektualët njoftojnë anëtarët që sot nuk do të paraqiten në ndeshjen Drita-Drenica! Ne e duam Dritën, jo paratë”, thuhej në postimin e tyre.


(Kosova Sot Online)