Juventusi fiton ndaj Venezias

  • A.P /
  • 01 May 2022 - 14:47
Juventusi fiton ndaj Venezias

Juventusi ka shënuar fitore në shtpëi ndaj Venezias me rezultat të ngushtë 2:1, në kuadër të javës së 35-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” tani është shumë pranë sigurimit të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Leonardo Bonucci u “shndërrua” në qendërsulmues, për t’ia dhënë fitoren vendasve.

Qendërmbrojtësi italian realizoi në minutën e shtatë të ndeshjes, pas asistimit nga qendërmbrojtësi tjetër, Matthijs de Ligt.

Megjithatë, shifrat u barazuan në minutën e 71-të kur realizoi Aramu.

Bonucci doli sërish në skenë pesë minuta më pas për t’ia dhënë fitoren Juventusit.

Me këtë triumf, tani “Zonja e Vjetër” shkon në kuotën e 69 pikëve në vendin e katërt, 10 më shumë se Lazio.

Në anën tjetër, Venezia është e fundit në tabelë me 22 pikë, gjashtë më pak se ekipi i fundit që siguron mbijetesën në Serie A. 

(Kosova Sot Online)