Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

  • A.P /
  • 01 May 2022 - 16:06
Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar 45 minutat e parë në tri ndeshjet e javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani është në avantazh ndaj Llapit në udhëtim 0:1 falë golit të Ermal Krasniqit.

Ndërkohë, Drita po barazon pa gola me Drenicën pas fraksionit të parë.

Në anën tjetër, pa gola është mbyllur edhe pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli-Malisheva.

(Kosova Sot Online)