
Futbollisti italian e lë luftën në Ukrainë po kthehet në shtëpi

Ivan Luca Vavassori, ish-futbollist italian, kishte shkuar në Ukrainë, ku kishte luftuar si vullnetar në brigadën ndërkombëtare, për të luftuar përkrah ushtrisë së Kievit.
Por, tash ai ka vendosur të rikthehet në Itali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë 29 vjeçari përmes një postimi të bërë në profilin e tij në Instagram.
“Jam ngopur dhe për mua është mjaft kështu. Është koha për t’u rikthyer në shtëpi, nuk kam më kokë dhe mend për të shkuar përpara. Kam bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar. E kam dhënë kohën dhe jetën në dispozicion të popullit ukrainas, tash është koha për ta rimarrë jetën time. Do të kthehem aty ku jam i lumtur dhe do të kthehem për ta rimarrë atë që është e imja. Gjërat kanë ndryshuar shumë që kur kam shkuar, por jam i sigurt që me ndihmën e Zotit do t’i arrij objektivat e mi. Ajo tash është në vendin e parë në rrugëtimin e ri”, ka shkruar ish-portieri italian, duke iu referuar me gjasë një femre.
(Kosova Sot Online)