Njëri prej futbollistëve kryesorë te Reali në dyshim për ndeshjen e dytë ndaj Man Cityt

  • A.P /
  • 02 May 2022 - 21:52
Njëri prej futbollistëve kryesorë te Reali në dyshim për ndeshjen e dytë ndaj Man Cityt

David Alaba pritet t’i mungojë Real Madridit në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, mbrojtësi austriak nuk ka stërvitur këtë të hënë me “Los Blancos” shkaku i lëndimit.

Alaba nuk ishte në dispozicion të Carlo Ancelottit as në ndeshjen e fundit në La Liga ndaj Espanyolit, ku skuadra madrilene e siguroi edhe matematikisht titullin e kampionit.

(Kosova Sot Online)