Huliganët e Eintracht dhe West Ham përplasen egërsisht në Frankfurt

  • A.P /
  • 05 May 2022 - 19:49
Huliganët e Eintracht dhe West Ham përplasen egërsisht në Frankfurt

Policia në Frankfurt i ka “duart” plot me huliganë në prag të ndeshjes së sotme gjysmëfinale të Europa League ndërmjet Eintracht dhe West Ham.

Kështu, policia ka arrestuar mbi 30 tifozë të të dyja skuadrave dhe katër persona kanë mbetur të lënduar nga përleshjet në qytet.

Mediat gjermane raportojnë se më e keqja ka qenë në një lokal në qendër të qytetit, të cilin tifozët e kanë thyer me shkopinj bejsbolli, ndërsa kamerieri është plagosur.

Dy grupe tifozësh janë përleshur në një pjesë të qytetit të Sachsenhausen, duke plagosur dy tifozë.

(Kosova Sot Online)