Chelsea me komunikatë zyrtare, konfirmon arritjen e marrëveshjes për shitjen e klubit

  • S.A /
  • 07 May 2022 - 08:59
Chelsea me komunikatë zyrtare, konfirmon arritjen e marrëveshjes për shitjen e klubit

Klubi i futbollit “Chelsea” është shumë afër që të bëhet me pronarë të rinj. Klubi nga Londra njoftuar zyrtarisht këtë të shtunë se ka pranuar ofertën e grupit të udhëhequr nga Todd Bohely. Pjesë e grupit se Bohelyt janë edhe Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss.

Në njoftimin nga Chelsea thuhet se 2.5 miliardë funte të fituara nga shitja e klubit, do të dhurohen për qëllime bamirësie nga Roman Abramovichi. Por, se për këtë duhet të kërkohet fillimisht miratimi nga Qeveria e Britanisë së Madhe, pasi siç dihet se janë të ngrira llogaritë bankare. Përveç kësaj, pronarët e rinj do të investojnë 1.75 miliardë euro në të mirën e klubit. Në fund, klubi i Chelseas bëri të ditur se procesi i shitjes do të finalizohet në fund të këtij muaji. 

(Kosova Sot Online )