Mbappe po qëndron në Madrid

  • S.A /
  • 10 May 2022 - 09:09
Mbappe po qëndron në Madrid

Real Madridi është fokusuar totalisht tek Kylian Mbappe pasi Erling Haaland vendosi të transferohet në Manchester City. Dhe, ylli francez është parë dje në qytetin e Madridit, me ç’rast ua ka rritur shpresat tifozëve madrilenë se nga sezoni i ardhshëm do ta kenë të pranishëm lojtarin në “Santiago Bernabeu”.

Por, gjatë mbrëmjes është sqaruar gjithçka: kampioni i botës me Francën ka qëndruar në kryeqytetin francez me shokun e skuadrës, Achraf Hakimi për një darkë. E për t’i hequr krejt dilemat u përkujdes presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, edhe ai prezent në mbledhjen e ECA-s.

Ditëve të fundit u spekulua për një marrëveshje eventuale të Mbappes me klubin parisien për vazhdimin e kontratës për dy vjet. Por, gjithçka mbeti vetëm thashetheme pasi duket se ish-futbollisti i Monacos është i vendosur më shumë se kurrë për ta realizuar ëndrrën fëmijërore – transferimin në Real Madrid. 

(Kosova Sot Online )