Përlotet miku i ish-bokserit Xhevdet Peci që vdiq dje, thotë se institucionet nuk u kujdesën për të

  • S.A /
  • 10 May 2022 - 13:38
Përlotet miku i ish-bokserit Xhevdet Peci që vdiq dje, thotë se institucionet nuk u kujdesën për të

Enver Hajradini është rritur se bashku me ish-boksierin Xhevdet Pecin, i cili ka vdekur të hënën e 9 majit.

Në një rrëfim për jetën e Pecit, miku i tij më i mirë Enver Hajradini, tregoi shumë të pathëna për ish-boksierin.

“Xhevdetin e kam pas nip dhe jam rritur me të. Me të kam shumë kujtime të mira, shumë kujtime të cilat na kanë bërë të ndihemi mirë çdo herë. Duhet të ndihemi krenar që e kemi pas një njeri siç ka qenë Xhevdet Peci në boksin e Kosovës”, ka thënë Hajradini ,

Ndër të tjera, Hajradini ka treguar se si kanë ushtruar boks së bashku.

Gjatë rrëfimit, ai tregoi se çfarë i tha gruaja e ish-boksierit pasi vdiq ai.

Po ashtu gjatë kësaj interviste, Hajradini u përlot duke thënë se institucionet nuk u kujdesën siç duhet për të.

Rikujtojmë se Peci ishte një prej boksierëve më të mëdhenj të Kosovës.

(1975 – 1983) – Katër herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale

(1975 – 1983) – Pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore

(1978) – Kampion Ballkanikë

(1981) – Kampion Ballkanikë për herë të dytë

(1999  – deri me sot ) – kryetar e këshillit profesional së federatës boksit të Kosovës

(2000) – Qyteti i Mitrovicë-s e zgjedh sportistin e shekullit.

(Kosova Sot Online )