
Finalja e Conference League në Tiranë, priten 90 mijë tifozë për ndeshjen Roma – Feyenoord

Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj pritet të sjellë deri në 90 mijë tifozë që do të vijnë nga Italia dhe Holanda, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, drejtuesi i projektit të UECL, Kejdi Tomorri tregon se pas kontakteve me UEFA-n, numri i personave që do të vizitojnë Shqipërinë më 25 maj është rritur rreth 3 herë më shumë pas përcaktimit të finales Roma – Feyenoord.
Tomorri thekson se pritja dhe organizimi i një finaleje të tillë në Shqipëri ka ardhur falë lobimit të fortë të FSHF-së dhe stadiumit “Air Albania” që ka “mundur” edhe disa vende të tjera aplikante për të pritur këtë finale të parë të këtij kompeticioni.
(Kosova Sot Online)