Zbulohet vendimi i Xavit lidhur me të ardhmen e De Jongut

  • A.P /
  • 13 maj 2022 - 16:34
Zbulohet vendimi i Xavit lidhur me të ardhmen e De Jongut

Xavi raportohet se i ka dhënë dritën e gjelbër Frenkie De Jongut për t’u larguar në afatin kalimtar të verës.

Trajneri i Barcelonës thuhet se është i kënaqur me paraqitjet e dy mesfushorëve të rinj, Gavi dhe Pedri. Kësisoj, ai është i hapur për të lejuar largimin e ish-mesfushorit të Ajaxit

Gjithashtu, Franck Kessie do t’i bashkohet Barçës në verë dhe Xavi do të ketë opsione të mjaftueshme në mesfushë.

Si rezultat i kësaj, “Cuatro Deportes” ka raportuar se Xavi e lejon De Jongun që të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.


Mesfushori holandez mbetet i lidhur me një kalim te Manchester United, për t’u ribashkuar me ish-trajnerin e tij te Ajaxi, Erik ten Hag.

25-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2026.

Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 70 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)