FFK refuzon edhe ankesën e drejtorit të Dritës

  • A.P /
  • 13 maj 2022 - 18:07
FFK refuzon edhe ankesën e drejtorit të Dritës

Komisioni për Ankesa i Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur vendimin për refuzimin e ankesës së Valon Zymberit.

Komisioni Disiplinor më 28 prill mori vendim për të dënuar Zymberin me 200 euro gjobë dhe me 6 muaj ndalim i kryerjes së detyrës, shkruan Gazeta Express.

Drejtori sportiv i klubit të Dritës u ankua lidhur me këtë vendim, por ankesa e tij sot është hedhur poshtë.

Në arsyetimin e Komisionit për Ankesa thuhet se Zymberi nuk ka paraqitur fakte bindëse që ky komision t’i trajtojë pastaj.

Deri te shqiptimi i dënimit ndaj Valon Zymberit erdhi pas deklaratave të tij, ku ai ishte deklaruar publikisht kundër mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të 6 prillit

(Kosova Sot Online)